E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më pak e sigurt.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Zhegrova do të jetë një nga futbollistët e larguar nga Juventusi gjatë verës, pasi drejtuesit bardhezinj po punojnë në ristrukturimin financiar dhe sportiv të klubit, shkruan IndeksOnline.
Juventusi nuk dëshiron të regjistrojë humbje financiare nga shitja e lojtarit dhe për këtë arsye, bardhezinjtë pritet të dëgjojnë oferta që kalojnë vlerën prej rreth 12-13 milionë eurosh, shifër që do t’i lejonte klubit të ruante ekuilibrin në bilanc.
Megjithatë interesimi për reprezentuesin e Kosovës nuk mungon. Disa klube nga Franca dhe Gjermania po monitorojnë situatën e tij, duke vlerësuar cilësitë teknike, shpejtësinë dhe aftësinë e tij në duelet një kundër një./IndeksOnline/

