Sezoni i ardhshëm mund ta gjejë Kristjan Shpendin në Serinë A. Sulmuesi shqiptar është në listën e Kaljarit për të zëvendësuar Pikolin.
Ky i fundit do të transferohet në radhët e Fiorentinës për shifrën e 25 milionë eurove dhe Shpendi shihet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar.
Guido Anxheloxi, drejtori sportiv i Kaljarit, e ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh 22-vjeçarin.
Me kalimin e Pikolit në Firence, klubi sard do të ketë paratë e nevojshme për të kënaqur Çezenën.
Bardhezinjtë kërkojnë 10 milionë euro për transferimin e Kristjan Shpendit./Sport Ekspres/

