“Kemi nevojë që të mos shënosh më”, zbulohet kërkesa e çuditshme e Barcelonës ndaj Lewandowskit. Kursyen miliona euro

Biografia e Robert Levandovskit, e publikuar në Poloni, do të krijojë padyshim shumë polemika në Spanjë në ditët në vijim. Kjo, për shkak të një detaji të pazakontë të sezonit ku ai u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga me fanellën e Barcelonës.

Bëhet fjalë për sezonin 2022-2023, ku katalanasit ishin të zhytur në probleme të thella ekonomike dhe po përpiqeshin të kursenin në çdo mënyrë, edhe pse po bënin mirë në kampionat nën drejtimin e Çavit.

Në biografi tregohet se dy javë para fundit të kampionatit, disa pjesëtarë të bordit të Barcelonës, përfshirë presidentin Joan Laporta, shkuan të takonin polakun. “Robert, kemi nevojë që të ti të mos shënosh gol në dy javët e fundit”, ishte kërkesa e pazakontë e një prej anëtarëve të bordit drejtuar sulmuesit, i cili kishte mbetur i habitur.

Arsyeja e kësaj kërkese ishte tërësisht ekonomike. Barcelona ishte e detyruar që të paguante një bonus prej 2,5 milionë eurosh në llogarinë e lojtarit nëse ai do të arrinte kuotën e 25 golave në kampionat. Për këtë arsye, meqë titulli kampion ishte i sigurt, klubi i kishte bërë këtë kërkesë lojtarit në mënyrë që të kursente para në momentet e vështira.

Levandovski luajti në të dy ndeshjet e fundit, por nuk shënoi asnjë gol me katalanasit, duke u shpallur gjithsesi golashënuesi më i mirë i La Liga. Megjithatë, kjo situatë pritet të krijojë polemika, pasi futbollisti është shtyrë nga klubi të mos japë maksimumin e tij dhe kjo nga rivalët e katalanasve mund të cilësohet si tentativë manipulimi i rezultateve të ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL