Kjo ishte e papritur, trajneri i Irlandës fton një shqiptar në ftesat e ekipit për Nations League

Trajneri i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka publikuar listën prej 26 futbollistësh për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe përballja me Kosovën.

Irlanda do të përballet me “Dardanët” më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:45, shkruan Indeksonline

Në listë mungon kapiteni Nathan Collins, i cili do të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi. Në vend të tij është ftuar për herë të parë mbrojtësi i Sheffield Unitedit, Liam Kitching.

Ndërkohë, në skuadër rikthehet Rocco Vata i Watfordit, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. Në listë janë edhe Caoimhin Kelleher, Jake O’Brien, Troy Parrott, Adam Idah, Chiedozie Ogbene dhe Tom Cannon.

Pas ndeshjes në Prishtinë, Irlanda do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe sërish Izraelin në kuadër të kësaj serie të Ligës së Kombeve./Indeksonline/