Jürgen Klinsmann, një nga figurat më të njohura të futbollit gjerman, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zhvillimin e talenteve në Itali, duke ngritur pikëpyetje mbi qasjen e klubeve italiane ndaj lojtarëve të rinj.
“Në Itali, Lamine Yamal dhe Jamal Musiala do të luanin në Serie B,” u shpreh Klinsmann
Sipas tij, futbolli italian po përballet me pasoja të qarta për shkak të mungesës së lidershipit, lojtarëve teknikë dhe, mbi të gjitha, besimit ndaj të rinjve. “Italia po paguan çmimin për mungesën e liderëve, lojtarëve teknikë dhe besimit te lojtarët e rinj,” shtoi ai.
Deklarata e ish-trajnerit të Gjermanisë vjen në një kohë kur shumë liga evropiane, si La Liga dhe Bundesliga, po promovojnë gjithnjë e më shumë talentet e reja, duke u dhënë atyre role kyçe në ekipet e para./Indeksonline/

