Klubi italian shpalli falimentimin, mbrojtësi shqiptar: Ta mbyllësh kështu të dhemb shumë

Sezoni 2025-2026 u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për Angelo Ndreckën. Mbrojtësi shqiptar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësues Shpresa, pa klubin e tij, Ternanën, që të falimentonte dhe të shpërbëhej.

Ai luajtur 37 ndeshje me këtë skuadër në Serinë C, duke qenë protagonist edhe me gol e asist. Por në fund, pasi pa ekipin të dilte nga play-off për ngjitjen në Serinë B, mësoi edhe vendimin për shkrirjen e plotë të klubit pas falimentimit.

Lojtari me një mesazh në rrjetet sociale, ka përshëndetur tifozët e skuadrës duke i uruar që ajo të kthehej përsëri në nivelet më të larta s amë shpejt.

“Ta mbyllësh në këtë mënyrë të dhemb shumë. Dhemb sepse, pavarësisht se kemi bërë gjithçka, nuk mundëm të shpëtonim historinë e një qyteti. Një qytet që, edhe vetëm për një vit, më dha kaq shumë në nivel njerëzor, madje edhe para se të ishte në nivel sportiv.

 

 

Vetëm mund të falënderoj çdo anëtar të ekipit, çdo anëtar të stafit mjekësor, çdo punonjës të magazinës, çdo person që ka punuar për këtë klub. Një falënderim i madh shkon edhe për tifozët, të cilët, pavarësisht vështirësive të shumta, nuk na kanë braktisur kurrë, por gjithmonë na kanë mbështetur dhe ndihmuar gjatë periudhave më të vështira të vitit. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime. Me shpresën se në të ardhmen ky qytet do të kthehet aty ku meriton të jetë, gjithmonë do të keni një tifoz më shumë”, shkruante në rrjetet sociale 24-vjeçari i cili trashmë do të nisë kërkimin për një sistemim të ri në futbollin italian.

PANORAMASPORT.AL