Karim Benzema ka refuzuar të luajë në ndeshjen e ardhshme të Al-Ittihad.
Sulmuesi francez është i pakënaqur me ofertën e re të kontratës dhe ia ka bërë të qartë klubit se nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim, shkruan Indeksonline
Vendimi është marrë nga vetë Benzema, i cili ka zgjedhur të mos aktivizohet si shenjë pakënaqësie ndaj kushteve të propozuara në marrëveshjen e re.
Benzema gjatë këtij sezoni në ligë ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola./Indeksonline/

