Kosova – Turqia, ja kur zhvillohet finalja e madhe

Kosova triumfon ndaj Sllovakisë dhe siguron finalen e Play‑Off‑it kundër Turqisë për një vend në Botërorin 2026!

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Sllovakisë, duke arritur fitoren dhe siguruar finalen e fazës Play‑Off, ku do të përballet me Turqinë.

Fituesi i kësaj finaleje do të marrë biletën për në Kupën e Botës 2026 në Kanada, SHBA e Meksikë.

‘Dardanët’ përmbysen gjithçka sonte ndaj Sllovakisë, duke triumfuar me shifrat 3 me 4 dhe duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme.

Finalja e madhe do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/