Përfaqësuesja e Surinamit ka qenë një nga surprizat e mëdha të kualifikuesve të zonës së Amerikës Veriore dhe Qendrore, teksa arriti të shfaqej konkurruese dhe siguroi pjesëmarrjen në play-off ndërkontinental. Por ai që krijoi ekipin, trajneri Stenli Menzo, ka vendosur të japë dorëheqjen.
Një vendim i papritur që ka ardhur pak muaj pasi ky ekip do të përballet në play-off ndërkontinental fillimisht me Bolivinë, e nëse fiton, me Irakun për një vend në Botërorin 2026.
“Në mars ekipi do të përballet në një ndeshje thelbësore. Do jetë një moment në të cilin duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për të realizuar ëndrrën e përbashkët dhe atë të popullit të Surinamit. Një ëndërr e cila është brenda nesh dhe besoj sinqerisht se është e realizueshme. Megjithatë, mendoj se të bëj një hap mbrapa në këtë moment është vendimi duhur”, ishin fjalët e trajnerit pas dorëheqjes.
PANORAMASPORT.AL

