Ky është dënimi i rëndë që do përballet Ronaldo pas largimit nga Portugalia…

Cristiano Ronaldo raportohet se është përplasur me trajnerin Jorge Jesus, situatë që ka çuar në largimin e yllit 41-vjeçar nga grumbullimi i Portugalisë.

Ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë Ronaldos. Sipas rregullores disiplinore të Federatës Portugeze të Futbollit, një lojtar që largohet nga kampi ose mungon në aktivitetet e kombëtares pa arsye të vlefshme mund të dënohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj.

Tensionet mes Ronaldos dhe Jesus ishin rritur ditët e fundit, veçanërisht pas vendimit për ta lënë sulmuesin në stol në ndeshjen ndaj Norvegjisë.

Situata ka marrë një kthesë të papritur dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të përballet me masa disiplinore dhe nëse kjo përplasje shënon fundin e tij me kombëtaren portugeze.

/GazetaBlic Sport/