Një sensacion i vërtetë transferimesh po shfaqet në Portugali.
Sipas mediave atje, Jurgen Klopp, është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Benfica-s. Megjithatë, kjo do të ndodhë pasi të skadojë kontrata e trajnerit aktual Bruno Laj, transmeton GazetaBlic Sport.
Klopp u largua nga Liverpooli në verën e vitit 2024 për të marrë një pozicion si drejtues global i futbollit te Red Bull, ku do të punojë me RB Leipzig, Red Bull Salzburg dhe New York Red Bulls. Pavarësisht pushimit të tij nga pozita e trajnerit, gjermani mbetet një nga emrat më të kërkuar në futbollin botëror.
Kandidati presidencial i Benficës, Cristobal Carvalho, ka deklaruar publikisht se nëse fiton zgjedhjet, do ta sjellë Klopp në Lisbonë.
“Na duhet një trajner i nivelit më të lartë, dikush që e ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe mund t’ia sjellë trofeun Benficës. Ka vetëm një emër – Jurgen Klopp”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/

