Skuadra e Barcelonës po përgatitet për zgjedhjet e reja brenda kryesisë.
Presidenti aktual, Joan Laporta, ka konfirmuar se të hënën me datë 9 shkurt do të jap dorëheqje nga posti i Presisidentit, në menyrë që pastaj të rikandidoj për mandatin e ri, në zgjedhjet e cila do të mbahen me 15 mars, shkruan IndeksOnline.
Kjo do të thotë që ai dhe disa nga anëtarët e bordit të tij do të tërhiqen për të marrë pjesë dhe për të promovuar kandidaturën e tij për rizgjedhje.
Pas kësaj, deri në zgjedhjet e reja, Barcelona do të udhëhiqet nga Rafael Yuste dhe një grup tjetër që nuk janë pjesë e garës.

