Sulmuesi argjentinas, Leo Messi ka dhënë një intervistë, ku ka folur për shumë gjëra.
Ish-lojtari i Barcelonës e PSG-së, tashmë pjesë e Inter Miamit, ndër të tjera dha mendimin e tij edhe për Kupën e Botës 2026, e cila fillon me 11 qershor, shkruan IndeksOnline.
Ai ka treguar se cilat prej kombëtareve janë favorite për ta fituar këtë trofe.
Messi tha se Argjentina është favorite për ta mbrojtur titullin, por ka edhe kombëtare tjera para tyre që mund të shpallen kampionë.
“Franca duket sërish shumë e fortë, me kaq shumë lojtarë të nivelit të lartë.
Edhe Spanja, Brazili, edhe pse prej kohësh nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë, janë gjithmonë pretendentë.
Portugalia, mendoj, gjithashtu ka një kombëtare shumë konkurruese.”, deklaroi Leo Messi./IndeksOnline/

