Luan në të njëjtin pozicion si Mitaj, kush është lojtari surprizë i thirrur nga trajneri i Kombëtares

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo publikoi listën me 26 lojtarët e thirrur për ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë.

U vunë re dy risi në listën e tij si Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. Ky i fundit nuk ishte një suprizë pasi la Kosovën dhe ishte konfirmuar që do të ftohej te kuqezinjtë.

Braziliani ka vendosur ti japë një mundësi mbrojtësit të AEK-ut. 25-vjeçari, i lindur në Greqi dhe me origjinë nga Delvina ka shprehur pozitivitet dhe gatishmëri për të përfaqësuar kuqezinjtë.

Ai padyshim është një vlerë e madhe e shtuar në prapavijën kuqezi me rolin e tij si mbrojtës i majtë. Rikujtojmë që në atë pozicion luan edhe Mario Mitaj.

 

 

PANORAMASPORT.AL