Luis Enrique thyen rekordin historik të Pep Guardiolës

Sonte, PSG fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern Munich, me rezultat 5-4.

Por kjo fitore më shumë kishte vlerë personalisht për trajnerin, Luis Enrique, shkruan IndeksOnline.

Tekniku spanjoll ka thyer rekordin e Pep Guardiolës, si trajneri që ka arritur 50 fitore në më pak ndeshje.

Luis Enrique e arriti këtë rekord në 77 ndeshje, derisa Guardiola kishte arritur 50 fitore në Champions League, në ndeshjen e 80-të si trajner./IndeksOnline/