Manchester City vs Liverpool

Gati dy javë pasi fitoi EFL Cup, Manchester City kthehet në Etihad Stadium për t’u përballë me Liverpool në çerekfinale të FA Cup të shtunën në drekë.

Këto dy skuadra takohen rreth dy muaj pas një ndeshjeje të zjarrtë në Premier League në Anfield, ku City bëri përmbysje në fund për të fitu 2-1, falë golave nga Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

Parashikimi i ndeshjes
Sezoni i Man City ishte në rrezik me dalë jashtë kontrollit pasi mbetën 9 pikë pas Arsenalit në Premier League dhe u eliminuan nga Champions League nga Real Madrid, por gjithçka ndryshoi pasi fituan me meritë finalen e EFL Cup në Wembley.

Dy gola me kokë në pjesën e dytë nga talenti Nico O’Reilly i dhanë City një fitore të madhe 2-0 ndaj Arsenalit, duke bërë që Pep Guardiola të shmangë dy sezone radhazi pa trofe. Kjo fitore e çon trajnerin katalanas në 40 trofe në karrierë – një shifër shumë e madhe, sidomos nëse vendos me u largu nga klubi këtë verë pas 10 vitesh.

City ka përpara ndeshje të vështira ndaj Chelsea dhe Arsenal në ligë, por fokusi tani është te Liverpool, pasi synojnë gjysmëfinalen e FA Cup për të tetën herë radhazi.

City ka statistika shumë të forta në këtë kompeticion: 19 fitore në 21 ndeshjet e fundit në 4 sezonet e fundit, përfshirë fitoren 3-1 ndaj Newcastle muajin e kaluar. Humbjet e vetme në këtë periudhë kanë qenë finalet e 2024 dhe 2025 ndaj Manchester United dhe Crystal Palace.

Në shtëpi, City ka 17 fitore radhazi në FA Cup, dhe hera e fundit që ka humbur ishte në janar 2015 ndaj Middlesbrough (2-0). Një fitore ndaj Liverpool do të thyejë rekordin historik për më shumë fitore radhazi në shtëpi në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, kjo ndeshje për Liverpool vjen menjëherë pasi Mohamed Salah njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas 9 viteve legjendare në Anfield.

33-vjeçari mungoi në humbjen 2-1 ndaj Brighton për shkak të lëndimit, ndërsa legjenda e klubit Steven Gerrard e ka këshillu që të mos largohet me polemika, pas disa problemeve publike me trajnerin Arne Slot më herët këtë sezon.

Liverpool ka të paktën 10 ndeshje të mbetura në tri gara të ndryshme deri në fund të sezonit. Edhe pse një vend në top 5 në Premier League është prioritet, ecuria në FA Cup dhe Champions League do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Slot në klub.

Para ndeshjes me PSG në çerekfinale të Champions League javën e ardhshme, Liverpool do të testohet seriozisht ndaj City, i cili tashmë i ka mundur dy herë këtë sezon në ligë. Një fitore tjetër për City do të thoshte që janë skuadra e dytë që i mund Liverpool tri herë këtë sezon, pas Crystal Palace.

Liverpool humbi 3-0 në vizitën e fundit në Etihad në nëntor të vitit të kaluar, por kanë një histori të mirë në FA Cup si mysafir ndaj City, duke fitu përballjet në vitet 1988, 2001, 2003 dhe 2022.

Muajin e kaluar, Liverpool fitoi 3-1 ndaj Wolves në raundin e pestë, dhe një fitore të shtunën do t’i çonte në gjysmëfinale të FA Cup për vetëm herën e dytë në 11 vitet e fundit dhe për herë të parë që nga triumfi në vitin 2022 nën drejtimin e Jurgen Klopp.

LINKU KRYESORË