Mbappe afër rekordit të Ronaldos

Kylian Mbappe vazhdon shkëlqimin që prej ardhjes së tij tek skuadra e Real Madrid-it, sidomos me fillimin e këtij sezoni.

Ai realizoj gol edhe në fitoren e mbrëmshme ndaj Deportivo Alaves, 1:2 në udhëtim, duke shënuar golin e parë.

Francezi me këtë gol arriti në shifrën e 56 golave në vitin kalendarik 2025, duke iu afruar rekordit të Ronaldos që kishte arritur 59 gola, me fanellën e Real Madrid-it, në vitin kalendarik 2013.

Mbappe ka gjasë të barazoj ose edhe thyej rekordin e Ronaldos, pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje që Reali do ti luaj deri në fund të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Ndeshja ndaj Talaveras në Kupën e Mbretit dhe ndeshjen ndaj Sevillas, në kuadër të La Liga-s.