“Më kërkuan ekipe nga Italia, por zgjodha Spartakun e Moskës sepse…” – Daku befason me deklaratën

Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku. Sulmuesi i Kombëtares, i cili bëri kalimin nga Rubin Kazan te Spartaku i Moskës verën që lamë pas, tregoi se gjatë asaj periudhe pati edhe interesim nga një klub në Itali, pa ia përmendur emrin, por zgjodhi pikërisht ekipin nga Moska për të vijuar karrierën.

Këtë ai e shprehu në intervistën me gazetarin e medias ruse, ku iu përgjigj shkurtimisht disa pyetjeve.

A kishe oferta të tjera nga Europa, përveç Spartak?

– Po, por kur pashë Spartakun, e dija që doja t’i bashkohesha këtij klubi.

– Nga cili shtet iu bë oferta?

– Në Itali, Serie A.

– Ishte klub i mirë?

– Po.

– Ku qëndrojnë në klasifikim, mbi mesin e tabelës?

– Nuk e di (qesh).

Kaq kaq mjaftuar që në pak fjalë të thëna prej Dakut, të kuptohet se për yllin e sulmit të Shqipërisë, ka patur mundësi konkrete për ta parë atë të luante në elitën e futbollit italian. Megjithatë, dëshira e tij për të qëndruar në Rusi mirëkuptohet, duke qenë se është përshtatur në ambientin rus pasi më parë “shpërtheu” me Rubin Kazan.

Daku po bën mirë gjithashtu edhe me një gjigant si Spartaku i Moskës, ku numëron gjithsej 5 gola dhe 2 asiste në të gjitha kompeticionet.