Më shpejt se pritej, Trabzonspori vendos përfundimisht për të ardhmen e Ernest Muçit

Ernest Muçi do i përkasë Trabzonsporit duke filluar nga edicioni i ardhshëm. “Haber TS” raporton së fundmi se klubi ka vendosur përfundimisht, që të blejë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Trabzonspori do e paguajë me disa këste detyrimin ndaj Beshiktashit, por kësti i parë që do të sjellë edhe zyrtarizimin e lëvizjes, do të transferohet para përfundimit të sezonit. Për huazimin e Muçit kujtojmë se u derdhën 1 milion euro në arkën e Beshiktashit.

Nga fundi i nëntorit, Muçi është kthyer në lojtarin më produktiv për ekipin e Fatih Teke. Trajneri i Trabzonsporit ishte ai që këmbënguli më tepër te drejtuesit për lojtarin e Kombëtares shqiptare.

Trabzonspori mund të zyrtarizojë blerjen e Muçit së shpejti. Kjo do të ishte edhe lëvizja e parë zyrtare për sezonin 2026/27.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL