Mohamed Salah ka marrë një tjetër ofertë të çmendur nga klubet e Arabisë Saudite, por emrat e saj nuk janë bërë të ditur ende.
Madje një prej klubeve ka ofruar një pagë prej 150 milionë eurove, shkruan Indeksonline
Përveç kësaj, ai klub i ka ofruar edhe aksione lojtarit të Kombëtares së Egjiptit.
33-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027, por gjatë janarit apo afatit veror ka shumë gjasa që të largohet nga “The Reds”./Indeksonline/

