Modriç shpjegon historinë: Si Tottenham refuzoi kalimin te Chelsea dhe Real Madrid u bë destinacioni i ëndrrave

Luka Modriç ka ndarë detaje nga karriera e tij gjatë një interviste me Slaven Biliç, duke rrëfyer se si ëndrra për të luajtur te Real Madrid u realizua, dhe si një tjetër episod rreth kalimit te Chelsea u refuzua.

Mesfushori kroat, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë, pak para ditëlindjes së tij të 40-të, ka gjetur një sfidë të re te AC Milan, një klub për të cilin ka pasur gjithmonë admirim të madh që nga fëmijëria. Megjithatë, një pjesë e rrëfimit të tij tërheq vëmendjen te Premier League dhe transferimi që nuk u realizua: Chelsea.

“Chelsea kishte tentuar të më merrte, por Daniel Levy(presidenti i Tottenhamit) ishte shumë i qartë: nuk do të më lejonte kurrë të shkoja te Blues. E vetmja opsion që ai do të pranonte ishte Real Madrid,” rrëfeu Modriç.

Mesfushori tregon se përkundër refuzimit të Tottenhamit, ai ishte i vendosur të realizonte ëndrrën e tij: “Ishte një proces i vështirë, dhe ndoshta mund të kisha vepruar më mirë, por unë doja që zotimi i tij të respektohej. Por gjithashtu, isha gati të refuzoja të luaja nëse do të përpiqeshin të më ndalonin të largohesha.”

Pas katër viteve në Premier League me Tottenham, Modriç iu bashkua Real Madrid në 2012, ku arriti të fitojë gjithçka dhe të qëndrojë 13 vjet në një nivel të lartë, duke përfshirë edhe udhëheqjen nga Carlo Ancelotti.

Tani, te AC Milan, ai po përjeton një kapitull të ri në karrierën e tij, duke e konsideruar si “gjëja tjetër më e mirë” pas Real Madrid dhe duke rikrijuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në Serinë A italiane. /GazetaExpress