Ernest Muçi tashmë e di se ku do të vazhdojë e ardhmja e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të luajë me ekipin e Trabzonspor, pasi mediat turke bëjnë të ditur se klubi i tij ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit nga Beshiktashi që e kishte dhënë në huazim.
Tranbzonspori kishte kohë deri më 20 maj për të vendosur, por ka përshpejtuar gjithçka, duke arritur në përfundimin se Muçi është një futbollit i cili i nevojitet medoemos për të arritur objektiva të rëndësishëm. Kësisoj, ka pranuar që të paguajë 8,5 milionë eurot në 5 këste që kërkonte Beshiktashi për futbollistin duke e njoftuar zyrtarisht.
Në këtë mënyrë, duke shtuar edhe shifrën prej 1 milion eurosh që Trabzonspor ka paguar për huazimin e Muçit, ai bëhet futbollisti më i shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë ky klub në historinë e tij, duke vendosur një rekord të ri për të.
PANORAMASPORT.AL

