Nga nxënësi te lideri: Pedri zbulon sekretet që ia mësoi Messi

Mesfushori Pedri është protagonisti i edicionit të fundit të “Revista Barça”, një moment simbolik për lojtarin që u bashkua me klubin si një 17-vjeçar i qetë dhe sot është kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të ekipit.

Pesë vite pas debutimit, Pedri është bërë zemra e mesfushës së Barcelonës, duke udhëhequr skuadrën në epokën e re pas largimeve të Messit, Busquets, Albës dhe Piques.

Para dëmtimit të fundit, Pedri ishte lojtar kyç për Hansi Flick, me mbi 1,000 minuta dhe 13 ndeshje si titullar këtë sezon.

Ndërsa rikuperohet nga një problem në bicepsin femoral, ai ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij dhe mbi legjendat që e kanë ndihmuar të rritet.

“Kam mësuar shumë nga kapitenët që kam pasur — Busi, Jordi, Leo, Geri dhe Sergi. Më kanë mësuar si të sillem jashtë fushe dhe si të ndihmoj ekipin. Tani është radha ime të shijoj futbollin dhe t’ua përcjell këto mësime të rinjve,” u shpreh Pedri.

Pedri po shndërrohet gradualisht në simbolin e brezit të ri të Barcelonës — një lider i qetë që kombinon talentin, përulësinë dhe trashëgiminë e legjendave që e rritën.

Rikthimi i tij pas dëmtimit pritet me padurim, pasi prania e tij në fushë nuk është vetëm çështje loje, por edhe frymëzim për gjeneratën e re blaugrana.

/GazetaExpress/