Talenti anglez i Liverpoolit, Rio Ngumoha ka shkruar sot historinë.
Goli i mbrëmshëm i 17-vjeçarit, e bën atë lojtarin më të ri që ka shënuar në stadiumin ikonik të Liverpoolit, “Anfield”.
Ai theu rekordin që e mbante deri më tani Raheem Sterling, që kishte shënuar atë kohë ndaj Readingut në tetor të vitit 2012.
Ngumoha, me golin e sotëm ka bërë 2 gola në 21 paraqitje me Liverpoolin këtë sezon./IndeksOnline/

