Nuk kanë fund problemet, kombëtarja “Dardane” merr lajmin “tronditës” para ndeshjes me Suedinë

Sikur të mos mjaftonte humbja e thellë kundër Zvicrës, trajneri i Kosvës Franco Foda duhet t’i bëjë llogaritë për ndeshjen e ardhshme karshi Suedisë pa shtyllën e grupit, Amir Rrahmani.

Lojtari i Napolit ka pësuar dëmtim dhe Federata Kosovare e Futbollit ka njoftuar se 31-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të jap kontribut.

Në rast të një disfate te mundshme ndaj Suedisë, shpresat e “Dardanëve” për kualifikimin do “shkërrmoqeshin” pas vetëm 2 takimesh.Dueli i radhës për Vedat Muriqin me shokë do mbahet nesër në mbrëmje, stadiumi “Fadil Vokrri”.