Pasardhësi i Guardiolës në stol, City e ka gati kandidatin kryesor

Enco Mareska mbetet një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Sitit në të ardhmen, në rast se Pep Guardiola vendos të largohet nga stoli i kampionëve të Anglisë. Sipas të mirënjohurit, Fabricio Romano, drejtuesit e klubit po përgatisin terrenin për një tranzicion të mundshëm, duke e konsideruar Mareskën si kandidatin ideal për të vazhduar filozofinë e ndërtuar nga Guardiola gjatë viteve të fundit.

Italiani, i cili ka qenë pjesë e stafit të Sitit në të kaluarën, njihet për stilin e tij të lojës të ngjashëm me atë të ’mentorit’ të tij spanjoll. Kështu raportohet edhe nga gazeta angleze “The Guardian”, sipas të cilës, Mançester Siti po përgatiten për lamtumirën me teknikun spanjoll. Megjithatë, çdo vendim përfundimtar mbetet në dorën e Guardiolës.

Trajneri katalanas nuk ka konfirmuar ende planet e tij afatgjata, duke lënë të hapur mundësinë si për një largim të afërt, ashtu edhe për një vazhdim të projektit në “Etihad”. Ndërkohë, interesimi për Mareskan nuk mungon as nga klube të tjera evropiane, çka mund të komplikojë planet e “Citizens” nëse nuk veprojnë në kohë.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit anglez e shohin atë si zgjedhjen kryesore për të garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin në epokën pas Guardiolës. Dihet që Pep ka edhe një vit kontratë, mirëpo ekziston mundësia që ai të largohet pas përfundimit të sezonit. Mareska është i papunë që nga muaji janar kur u largua nga detyra e trajnerit të Çelsit. Italiani u raportua se kishte edhe bisedime me drejtuesit e Sitit, sa ishte në kontratë me skuadrën londineze. Nga ana tjetër duhet thënë se Pep Guardiola është një prej emrave të përfolur për të marr drjetimin e kombëtares së Italisë.

PANORAMASPORT.AL