Pasi dështoi te Real Madridi, Alvaro Arbeloa është zyrtarizuar si trajner i skuadrës angleze, Fulham.
43-vjeçari spanjoll, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.
“Është një nder i vërtetë për mua që po nis këtë fazë të re te Fulham FC, klubi më i vjetër në Londër. Ndihem shumë i përgjegjshëm dhe jam thellësisht mirënjohës ndaj z. Khan dhe Tony Khan për besimin që më kanë dhënë te Fulham në Premier League.
Mezi pres të përjetoj atmosferën në Craven Cottage me tifozët e Fulham dhe të filloj parasezonin me lojtarët javën e ardhshme. Jam i sigurt se do të shijojmë një udhëtim të jashtëzakonshëm së bashku.”, ishin fjalët e para të Arbeloas si trajner i Fulhamit.
Ai do të debutoj në Premierligë kundër një tjetër ish-trajneri të Real Madridit, Xabi Alonso, i cili është trajner i Chelseas./IndeksOnline/

