Barcelona ka konfirmuar një lajm të keq pas ndeshjes së fundit, pasi mesfushori Pedro González “Pedri” ka pësuar një dëmtim muskulor.
Sipas testeve mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm, është konfirmuar se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës së djathtë (hamstring), të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Slavia Prague-s, shkruan Indeksonline
Klubi ka bërë të ditur se koha e rikuperimit pritet të jetë rreth një muaj, çka do të thotë se Pedri do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme në vazhdim.
Mungesa e tij përbën një goditje për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin kyç që mesfushori spanjoll ka në organizimin e lojës dhe ritmin e ekipit./Indeksonline/

