Tashmë është zyrtare, Martin Demikelis, do të jetë trajneri i ri i Majorkës së Vedat Muriqit. Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër.
Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se Demikelis ka marr drejtimin e skuadrës.
Ish-trajneri i River Plejt vjen pas disa ditësh negociatash intensive për të zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua pas një serie rezultatesh negative që e lanë Majorkën në vendin e 18-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
Demikelis merr menjëherë drejtimin e skuadrës, me objektivin e qartë për të siguruar mbijetesën në ndeshjet e mbetura të sezonit.
Në të kaluarën argjentinasi ka drejtuar Monterrein, River Plejtin, Bajern 2, Bajern U19. Si futbollist ai ka qenë pjesë e shumë klubeve prestigjioze si Mançester Siti, Atletiko dhe Bajern.
PANORAMASPORT.AL

