Ditët e fundit ka qarkulluar në mediat e huaja lajmi se gjigantët e Sëlltikut interesohet për sulmuesin me origjinë shqiptare, Lorent Tolaj, i cili po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën angleze të Plymuth.
Sulmuesi 24-vjeçar është një nga golashënuesit më të mirë të League One këtë sezon, pasi u transferua te Plymuth nga Port Vale gjatë verës.
Tolaj është produkt i akademisë së Brajton, por pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin anglez të niveleve më të ulëta, duke luajtur edhe për Kambrixh Junajtid dhe Salford Siti.
Megjithatë, sipas “Daily Record”, Tolaj nuk është i disponueshëm për një transferim në janar dhe është jashtë tregut të paktën deri në verë.

Arsyeja lidhet me rregullat e pranueshmërisë së lojtarëve, pasi ai ka bërë tashmë paraqitje për Port Vale këtë sezon, përpara se të transferohej te Plymuth në fund të afatit veror.
Kjo do të thotë se Tolaj nuk mund të aktivizohet për tre klube të ndryshme brenda të njëjtit sezon, duke e bërë të pamundur një lëvizje në janar.
Në 19 ndeshje në kampionat me fanellën e Plymuth, sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 11 gola si dhe ka dhuruar 4 asiste.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

