Polonia dhe Shqipëria përballen në Stadion Narodowy në Warsaw, në një ndeshje vendimtare për një vend në finalen e play-off-it për kualifikimet e FIFA World Cup 2026.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet si mysafir me fituesin mes Ukrainës dhe Suedisë, të martën e ardhshme, për një vend në turne.
Polonia synon pjesëmarrjen e saj të 10-të në Botëror dhe të tretën radhazi, pasi ka marrë pjesë në edicionet 2018 dhe 2022, ku në këtë të fundit arriti deri në 1/8 e finales. Ata ishin afër kualifikimit direkt, por përfunduan pas Holandës në grup.
Që prej emërimit të Jan Urban si trajner, Polonia nuk ka humbje, me 4 fitore dhe 2 barazime. Në shtëpi janë në formë shumë të mirë, me 5 fitore dhe 1 barazim në 6 ndeshjet e fundit, duke mbajtur portën e paprekur në 4 prej tyre.
Historikisht, Polonia ka dominim ndaj Shqipërisë: 10 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje në 15 përballje. Madje, i kanë fitu 5 ndeshjet e fundit në kualifikimet e Botërorit me rezultat të përgjithshëm 9-2.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka arrit sukses në Europian, duke u kualifiku për 2 nga 3 edicionet e fundit, por ende nuk ka marrë pjesë në Botëror si shtet i pavarur. Këtë herë përfundoi e dyta në grup, pas Anglisë, duke siguru play-off-in.
Kuqezinjtë humbën 2-0 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit, por fitoret 1-0 ndaj Letonisë, Serbisë dhe Andorrës i siguruan vendin në play-off. Aktualisht janë në vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho ka formë të mirë jashtë fushe, me vetëm një humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e katërt radhazi si mysafir pa pësuar gol.
Shqipëria e theu serinë e gjatë pa fitore ndaj Polonisë me një fitore 2-0 në kualifikimet e Euro 2024. Megjithatë, nuk ka arrit kurrë me fitu dy ndeshje radhazi ndaj tyre.

