PSG me rekord të ri pasi mposhti Barcelonën në Champions League

Paris Saint-Germain tregoi karakter të shkëlqyer duke mposhtur Barcelonën 2-1 pavarësisht një skuadre të dobësuar.

Performanca e kampionëve në fuqi të Evropës ishte edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh se ata ishin në disavantazh në fillim të ndeshjes.

Por që nga fillimi i vitit 2025, PSG ka qenë e pandalshme.

Opta na tregon se klubi nga kryeqyteti francez ka fituar 8 nga 15 ndeshjet në të cilat ka pësuar golin e parë, një rekord për parisienët në një vit kalendarik.

/GazetaBlic Sport