Real Madridi ka nisur kërkimin për një trajner të ri që të marrë drejtimin e skuadrës që nga vera dhe duket se ka piketuar një emër të rëndësishëm të panoramës futbollistike ndërkombëtare, i cili ka eksperiencë me klube të mëdha dhe si fitohen trofetë.
Emri i përzgjedhur sipas “Talksport” është Unai Emeri. Trajneri bask i Aston Vilës, ka një kontratë me anglezët deri në vitin 2029, por një ftesë nga Real Madrid duket e parefuzueshme. Ai ka eksperiencë me klube të mëdha, teksa ka drejtuar ndër të tjera Arsenalin e PSG-në, si dhe njeh mirë La Liga ku ka drejtuar shumë klube, duke arritur edhe suksese të rëndësishme.
Në fakt, Emeri është rekordmeni sa i përket trofeve të Ligës së Europës së fituara. Ai ka siguruar katër trofe të këtij turneu, një më Vijarealin dhe 3 me Seviljen.
PANORAMASPORT.AL

