Barcelona po vuan një situatë të pazakontë në këtë sezon, me lojtarët të cilët tashmë janë në luftë të hapur me stafin e përgatitjes fizike. Shumë prej yjeve të skuadrës shohin pikërisht përgatitjen fizike që kanë bërë në këto muaj, si problemin kryesor të dëmtimeve të njëpasnjëshme të tyre.
Përgjegjës i këtij departamenti është Hulio Tous, spanjolli 53-vjeçar i cili për shumë vite ka qenë krahu i djathtë i Antonio Kontes duke e ndjekur te Juventusi, Italia, Çelsi, Interi e Totenhemi. Pas eksperiencës në Angli, ai u kthye në vendlindje dhe në vitin 2024 u emërua te Barcelona, ku tashmë raportohet se është ktheyr në armikun kryesor të lojtarëve.
Shqetësimi më i madh ka ardhur nga Rafinja, pasi është zbuluar se atij i është përsëritur dy herë i njëjti dëmtim gjatë fazës së rikuperimit, kur po bëhej gati për të luajtur në “El Clasico”. Edhe Alehandro Balde, kishte pësuar një dëmtim të pazakontë në palestër, pasi i kishin llogaritur gabim peshat dhe kësisoj kishte pësuar dëmtim në bicepsin femoral.

