Cristiano Ronaldo gjatë intervistës me Piers Morgan tregon arysen pse nuk shkoi në varrimin e Diogo Jotas.
“Ka dy arsye. E para, unë s’kam qenë në varreza që nga vdekja e babait tim. E dyta, nëse më njihni, kudo që shkoj bëhet cirk. Vëmendja do të shkojë te unë, prandaj unë s’doja që kjo të ndodhte…”, u shpreh Ronaldo.
Kujtojmë që Diogo Jota ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij pas një aksidenti në rrugë.

