Juventusi pësoi një humbje befasuese 3:2 ndaj Sassuolos në Serie A, ndërsa Edon Zhegrova ishte protagonist me dy gola. Megjithatë, paraqitja e sulmuesit kosovar nuk i shpëtoi kritikave të trajnerit Luciano Spalletti.
Spalletti vlerësoi aftësitë ofensive të Zhegrovës, por theksoi se 27-vjeçari duhet të përmirësojë vendimmarrjen dhe kontributin e tij në fazën pa top, shkruan Indeksonline.
“Kur luan futboll ofensiv, Zhegrova është një nga lojtarët më të mirë për këtë stil. Por ai e mban topin shumë gjatë.”
Trajneri i Juventusit veçoi edhe një moment konkret nga ndeshja, kur sipas tij Zhegrova nuk e shërbeu pasimin në kohën e duhur.
“Sot nuk ia dha pasimin Kalulusë, i cili mund të depërtonte dhe të shkonte drejt portës.”
Spalletti shtoi se Zhegrova duhet të jetë më efikas edhe në aspektin e lojës pa top.
“Zhegrova humb shumë topa dhe nuk i rikuperon ato.”
/Indeksonline/

