Shqipëria me vetëm 2900 tifozë në Varshavë, ja sa kushtojnë si mund t’i merrni biletat

Javën e ardhshme do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e parë të play-off-it të Shqipërisë ndaj Polonisë, që do të luhet më 26 mars në stadiumin Narodowy të Varshavës.

Për këtë ndeshje historike, vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit – rreth 2900 bileta – do të jenë në dispozicion të tifozëve kuqezi. Tribunat e tjera, 55.100 vende, janë për tifozerinë vendase.

Edhe pse biletat ende nuk janë zyrtare, çmimet pritet të jenë të ngjashme me ndeshjet e mëparshme ndaj Polonisë: nga 26 deri në mbi 55 euro, varësisht tribunës. Delegacioni shqiptar po punon për të kërkuar një shtesë të vogël të biletave për tifozerinë tonë, duke bërë këtë event edhe më të veçantë.