Situatë e pakënaqshme tek Real Madrid, Mbappe e Vinicius dalin publikisht kundër…

Vinicius, Mbape dhe Konate nuk iu bashkuan pjesës tjetër te Real Madrid që para ndeshjes me Elçen mbajti hapur fanellat me mbishkrimin: “Jemi të gjithë Caballas”.

Klubi i kishte njoftuar lojtarët para sfidës, që vendimi është në dorën e tyre. Dhe pikërisht tre lojtarët në fjalë, nuk iu bashkuan kësaj nisme.

Të dyja klubet dolën në fushë me këto fanella në mbështetje të qytetit të Ceutas. Mbape dhe Vinicius vetëm e veshën, por jo duke e hapur mesazhin të plotë. Konate ndërkohë e mbajti fanellën në dorë.

Qyteti i Ceutas është përballur me një situatë të vështirë nga marokenët, që zbarkuan në fundin e muajit korrik. Për këtë edhe është sensibilizuar pjesa tjetër e Spanjës.

PANORAMASPORT.AL