Rangers ka shprehur interesim për transferimin e një lojtari nga Kosova.
Bëhet fjalë për Laorent Tolaj, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në “League One” me skuadrën e Plymouth Argyle.
Trajneri Danny Rohl po kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe Tolaj shihet si profili ideal. Karakteristikat e tij si një sulmues që e njeh zonën mjaft mirë, i fortë në ajër dhe teknik me topin në këmbë, e bëjnë atë një objektiv kryesor për Rangers.
Tolaj, këtë sezon luajti në 39 ndeshje, ku shënoi 22 gola dhe bëri 8 asistime./IndeksOnline/

