Sllovakia vs Kosova

Sllovakia dhe Kosova përballen në një gjysmëfinale play-off për kualifikim në FIFA World Cup 2026, të enjten mbrëma, me synimin për me u afru edhe një hap drejt turneut në Amerikën e Veriut.

Ndeshja zhvillohet në Bratislava, ku “Falkonët” presin “Dardanët”. Fituesi do të përballet javën e ardhshme me fituesin mes Rumanisë dhe Turqisë për një vend në Botëror.

Sllovakia ishte në grup me Gjermaninë dhe pritej që të shkonte në play-off. Ata përfunduan të dytët pas Gjermanisë së drejtuar nga Julian Nagelsmann, duke mbledh 12 pikë nga 6 ndeshje.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit konkurruese pësuan një humbje të rëndë 6-0 nga Gjermania në Leipzig — humbja ma e thellë prej vitit 2017. Tash synojnë me mos e përsërit atë formë dhe kanë avantazhin e fushës në këtë ndeshje vendimtare.

Te Sllovakia nuk pati ndonjë lojtar që dominoi me gola gjatë kualifikimeve, por disa emra janë të njohur, si David Strelec dhe Tomas Rigo që kanë kontribu me gola.

Nga ana tjetër, Kosova ka pasë rritje të vazhdueshme që prej hyrjes në garat e UEFA-s në vitin 2016 dhe po synon kualifikimin e parë ndonjëherë në një turne të madh.

Dardanët humbën vetëm një ndeshje në kualifikime, por përfunduan të dytët pas Zvicrës. Në përballjen e fundit mes tyre në Prishtinë, ndeshja përfundoi barazim.

Një nga pikat ma të forta të Kosovës është forma e sulmuesit Fisnik Asllani, i cili ka shënu 8 gola dhe ka dhënë 5 asistime në Bundesligë këtë sezon me Hoffenheim.

Në total, Kosova ka humb vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit (zyrtare dhe miqësore), duke tregu stabilitet dhe formë të mirë.

Skuadra udhëhiqet nga Franco Foda, i cili ka fitu 12 nga 19 ndeshjet që prej kur mori drejtimin.

LINKU KRYESORË

LINKU SHQIP

LINKU 1

LINKU 2 

LINKU 3

LINKU 4

LINKU 5

LINKU 6