Vjen momenti i “pauzës” së detyruar edhe për Naser Alijin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, alternativa e parë për Mario Mitajn në krahun e majtë të prapavijës, do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve fizike.
Mbrojtësi luajti sot përballë Elbasanit me fanellën e Dinamos, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Por pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja bëri të qartë se lojtari duhet të operohet për shkak të problemeve me pubalgjinë që e kanë kushtëzuar shumë.
“Ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim Aljin për një periudhë dymujore, se ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet, e ka luajtur i sforcuar”, shpjegoi Daja pas duelit.

