Mario Mitaj është larguar nga Arabia Saudite për të ardhur drejt Shqipërisë, pasi gjyshja e tij ndërroi jetë. Lajmin tronditës për mbrojtësin e Kombëtares e njoftoi klubi i Al Itihad, që aprovoi lejen.
“Bordi drejtues i klubit shpreh ngushëllimet e sinqerta për lojtarin e ekipit të parë, Mario Mitaj, që i ka ndërruar jetë gjyshja e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Në Arabi e tregojnë edhe si një goditje për klubin, që është në prag të ndeshjes me Al Hilal. Mitaj kërkoi leje për t’u larguar menjëherë, ndërsa drejtuesit dhe stafi teknik e aprovuan kërkesën.
Ndeshja e radhës me Al Hilal është në transfertë. Më 21 shkurt, prej orës 20:00 do të luhet përballë pretendentëve për kampion pa Mitajn të gatshëm.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

