Vazhdojnë thumbimet e Ten Hag për Ronaldon: “Nuk ka qenë në gjendje të jap rezultate qysh…”

Ish-trajneri i Man United, Erik ten Hag, ka vazhduar kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, largimi i të cilit nga klubi ishte mjaft i trazuar gjatë kohës kur holandezi ishte në krye të ekipit.

Duke folur për ESPN rreth asaj që ndodhi me Ronaldon në “Old Trafford”, Ten Hag zbuloi: “Ky ishte, thjesht, problemi me Ronaldon.

“Lojtarët donin të punonin për të, sepse natyrshëm e shihnin atë si një pikë referimi. Le të mos ketë asnjë keqkuptim për këtë. Ai është një lojtar fantastik, më i miri në botë.

“Kjo është, në fakt, realiteti: ai thjesht nuk ka qenë në gjendje të performojë në atë nivel gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit. Që nga koha e tij te Juventusi, gjithçka ka marrë fund.

“Ai nuk ishte më në gjendje ta detyronte veten të kapërcente dhimbjen; të jepte gjithçka çdo ditë; dhe të stërvitej në maksimum për të qenë në formë fizike. Dhe nëse nuk je në formë në Premier League apo në Champions League, atëherë thjesht nuk ke asnjë shans.

“Çdo ekip i madh duhet ta përqafojë yllin e tij, por ylli duhet gjithashtu t’i hapë rrugë ekipit. Ky ishte, thjesht, problemi me Ronaldon.”

Ronaldo luan për Al Nassr që nga dhjetori i vitit 2022 dhe aktualisht ka shënuar 985 gola në karrierën e tij, duke qenë vetëm 15 gola larg shifrës së 1,000 golave.