Vëlla e motër fshihen në stadiumin e Juventusit pas ndeshjes – çfarë gjetën policia!

Një natë e pazakontë gjatë ndeshjes Juventus-Cremonese përfundoi me një arrest dhe një akuzë për dy personat e përfshirë.

Një vëlla dhe një motër, të ardhur nga Bologna, qëndruan brenda Allianz Stadium pas përfundimit të ndeshjes, duke u fshehur në një nga sallat e pritjes dhe konsumuar ushqim.

Sipas hetimeve, ata planifikuan të kalonin natën në stadium, duke u shtrirë mbi disa divane, por u zbuluan nga personeli i sigurisë, i cili kontaktoi policinë.

Kur mbërritën karabinierët, ata tentuan të arratiseshin, por u ndalën pas disa metrash.

Vëllai u kap me tre shishe verë dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa motra u ngarkua me akuzën e komplotit për vjedhje. Rasti tashmë është duke u hetuar për të kuptuar se si ata arritën të depërtonin dhe të fshiheshin brenda stadiumit. /GazetaExpress