Elseid Hysaj do të largohet nga Lacio që në merkaton e janarit. Për këtë janë të bindur mediat italiane, të cilat interpretojnë si lamtumirë të parakohshme vendimin që ka marrë klubi bardhekaltër për mbrojtësin e Kombëtares.
Hysaj është nxjerrë nga lista e futbollistëve për Serinë A të paktën deri në janar duke e argumentuar si të dëmtuar dhe kjo situatë, sipas “Corriere Dello Sport”, çon drejt konkluzionit që tashmë mes palëve ka një ndarje përfundimtare.
Lojtari e kishte përjetuar diçka të ngjashme edhe një vit më parë, por asokohe e kthyen në ekip në fazën e dytë. Megjithatë, media italiane insiston se tanimë kjo është lamtumira përfundimtare mes palëve, pasi pritet që Hysaj të largohet nga Lacio në janar.
Kontrata e futbollistit përfundon në mbyllje të këtij edicioni, por për Lacion nuk do të përbënte problem largimi i tij i parakohshëm, pasi do të kursente nga rroga e lartë që përfiton ai, 2,8 milionë euro në vit.
PANORAMASPORT.AL

