Qendërsulmuesi shqiptar Gabriel Kulla po dëshmon se ka një të ardhme të ndritur, aq sa ka “eklipsuar” edhe specialistët e mediat në Itali.
Kulla është 18 vjeç, i lindur në Shkodër dhe luan me Sassuolo U-20 në Primavera (Itali). Gjatë këtij sezoni, sulmuesi i Shqipërisë U-19, ka 8 gola dhe 6 asiste në 26 paraqitje me Sassuolo U-20.
Në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, përkon me golat dhe paraqitjet e Kullës, e ku demostron aftësinë “vrastare” para portës mike.
Pa anashkaluar si finalizues i shkëlqyer me kokë, i fortë fizikish, teknikë, altruist dhe tepër i zgjuar për të punuar në fazën ofensive, pavarësisht se ka profil natyral “pykën”, ose e njohur në gjuhën teknike te futbollit si “9”.
Një faktor tjetër pozitiv në evoluimin e Gabriel Kullës, ka qasje me rezistencën fizike, dëmtohet shumë rrallë.

