Teksa po luhen minutat e fundit të miqësores Chelsea – Juventus, e cila po mbahet në HonKong, “Zonja e Vjetër” po kryeson 1 – 0. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova.
Në minutën e 68-të, 27-vjeçari gjeti hapësirë nga distanca dhe më pas lëshoi goditjen “vrastare” me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit të Chelsea.
Gol i mrekullueshëm, teksa trajektorja e dhënë prej Zhegrovës, i rrit më shumë vlerat këtij finalizimi. Vlen të përmendet se sulmuesi në fjalë, është vendosur në qendër të kritikave nga mediat italiane dhe më gjerë, për rendimentin e ulët të treguar me bardhezinjtë gjatë sezonit të parë, larg pritshmërive.

