VIDEO/ Silvinjo e cilësoi e ardhmja e Kombëtares, futbollisti hyn në librat e historisë për arsyen e gabuar

Ndeshja e Kupës së Gjermanisë sot mes Herta Berlin dhe Kaizerslautern ka parë në fushën e lojës edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Simon Simoni. Shqiptari, i cili është etiketuar publikisht nga trajneri Silvinjo si “e ardhmja e portës së Shqipërisë”, ka hyrë sot në histori, për fatin e tij të keq për arsyen e gabuar.

Skuadra e Kaizerslautern, ku ai bën pjesë, është shpartalluar keq në këtë ndeshje, duke u eliminuar nga Kupa përballë Herta Berlin, pas humbjes me shifrat 6-1. Por në këtë rezultat të thellë binte në sy në veçanti një gol, i treti i ndeshjes, i shënuar në minutën e 31-të nga Kenet Aishhorn.

SHIH VIDEON

Nuk ka të bëjë me mënyrën se si u realizua goli, por pikërisht me autorin e tij, i cili ishte futbollisti i parë 16-vjeçar në histori që shënonte në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë. Për fatin e keq të Simonit, kjo statistikë do të lidhet përgjithmonë edhe me emrin e tij.

PANORAMASPORT.AL