Ylber Ramadani i prin një statistike të rëndësishme në Serie A

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Lecces, Ylber Ramadani po i prin një statistike në Serie A.

Shqiptari është lojtari që ka përshkuar më së shumti kilometra deri më tani në elitën e futbollit italian.

Ramadani ka përshkuar 151.7 km deri më tani në këto ndeshjet e këtij sezoni në Serie A.

Ai ka lënë prapa emra si Giovanni Di Lorenzi, Kalstrom, Atta e Vazquez.

Ramadani i është bashkuar Lecces nga vera e vitit 2023, ku kaloi nga Aberdeen.

Më herët, ai ka luajtu edhe për MTK Budapest, Velje dhe Partizanin në Shqipëri.

Në Kosovë, Ramadani ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën e Dritën./GazetaExpress/