ZYRTARE/ E prezantojnë me Red Bull në dorë dhe i japin numrin 10, klubi i Bundesligës firmos me sulmuesin shkodran që ndjek Kombëtarja

Lëvizje e papritur për Brajan Grudën. Sulmuesi shkodran, ka vendosur që të largohet nga Brajton, të paktën deri në fundin e sezonit, për të luajtur në Bundesligë.

Futbollisti është prezantuar sot si përforcimi ri i Lajpcigut, që e ka huazuar deri në fund të sezonit nga klubi anglez, për t’i besuar një rol portagonisti. Kjo shihet qartë edhe nag fakti se sulmuesit të talentuar i cili ndiqet me shumë interes nga Kombëtarja shqiptare, i është besuar fanella me numrin 10.

Prezantimi i tij u bë gjatë mëngjesit të sotëm dhe ashtu siç pritej, ishte me një Red Bull në dorë, që është sponsori i klubit gjerman.

Gruda në këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje në kampionat me fanellën e Brajton, duke shënuar një gol e dhënë një asist.

PANORAMASPORT.AL